Ndërhyrje|

Bashkia Gjirokastër po ndërhyn për rehabilitimin e kolektorëve të kullimit, në zonat problematike si shkak i përmbytjeve të dimrit. Strukturat e bashkisë në bashkëpunim me Bordin e Kullimit punojnë për pastrimin edhe sistemimin e kolektorit të Aznakut, që përshkon sipërfaqet bujqësore në Njësinë Administrative Lunxhëri. Mjetet e rënda do të pastrojnë një gjatësi prej 7.6 km linear të këtij kolektori ndërkohë që ditët e fundit është punuar dhe për sistemimin e përroit të Sopotit, Njësia Administrative Lazarat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window