Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje
Të dhënat e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik. Përfshin bërjen publike të:
Plani vjetor për procesin e vendimmarrjes me pjesëmarrje.
Palët e interesuara në procesin e njoftimit e të konsultimit publik janë:
personat juridikë të huaj, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.
Personat e tjerë të huaj mund të marrin pjesë në procesin e konsultimit, në përputhje me
marrëveshjet ndërkombëtare ose me kërkesë të drejtpërdrejtë të organeve publike, kur e çmojnë të nevojshme.
Mënyrat e njoftimit dhe marrja e komenteve dhe rekomandimeve
Njoftimi për projektaktet që do t’i nënshtrohen procedurës së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme:
ç) me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar.
Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga format e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike.
Dispozitat e brendshme rregullatorë për këshillimin me publikun.
Strukturat përgjegjëse për aktet e detyrueshme për konsultim
Akte për të cilët është e detyrueshme zhvillimi i konsultimit publik.
Ligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik” rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projektdokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik. Të detyrueshme për konsultim janë:
Njoftimi për nismën vendimmarrëse me pjesëmarrje
Brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik, mund të dorëzoni komente dhe rekomandime me postë në adresën: Adresa: Sheshi “Çerçiz Topulli”, Gjirokaster, Shqiperi, email institucional: conatct@bashkiagjirokaster.gov.al
Procedura e marrjes dhe shqyrtimit të komenteve dhe rekomandimeve.
Sipas Ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”,Neni 15;
Palëve të interesuara u jepet koha e arsyeshme për të dërguar pranë organit public vendimmarrës komentet dhe rekomandimet e tyre:
Për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme, sipas vendimit të organit publik, afati për
dërgimin e komenteve mund të zgjatet deri në 40 ditë pune nga data e njoftimit.
Përcaktimet e sipërpërmendura nuk anashkalojnë afatet kohore të përcaktuara në ligje të
veçanta për procedurat e konsultimit dhe informimit publik.
Në mbështjetje të nenit 15, të ligjit ne.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, palëve të interesuara për të marrë pjesë në konsultimin publik, u jepet kohë e arsyeshme për të dhënë komentet dhe rekomandimiet e tyre:
për akte të rëndësishme afati zgjatet deri në 40 ditë.
Komentet dhe rekomandimet, grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik, në mënyrë të strukturuar dhe transparente. Shqyrtimi i tyre, kryhet nga bashkia, e cila vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve. Nëse rekomandimet nuk janë pranuar, bashkia paraqet një përmbledhje të arsyeve të mospranimit.
Në mbështjetje të nenit 19, të ligjit ne.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”;
Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik të organit publik përkatës në një mënyrë të strukturuar dhe transparente.
hartimin e projektaktit, i cili vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve të marra nga palët e interesuara të konsultuara.
Procedurat që duhen ndjekur për të bërë një ankim në lidhje me konsultimin publik.
Çdo palë e interesuar, gjatë procesit të vendimmarrjes, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Bashkisë Gjirokaster ose pranë Kordinatori për të Drejtën e Informimit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Email institucional: contact@bashkiagjirokaster.gov.al
Email i Kordinatorit perr te Drejten per Informim: anxhela.rapa@bashkiagjirokaster.gov.al
Adresë postare: Adresa: Sheshi “ÇerçizTopulli”, Gjirokaster, Shqiperi., emal zyrtar: contact@bashkiagjirokaster.gov.al
Në mbështjetje të nenit 11, të ligjit ne.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”
KREU V Kompetencat dhe procedurat për shqyrtimin e ankesave;
Procedurat për shqyrtimin e ankesave
dhe konsultim publik, sipas parashikimeve të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji, si dhe kur nuk janë
respektuar afatet e parashikuara në nenet 15 dhe 17 të këtij ligji, mund të ankohen:
kur projektakti nuk është miratuar ende;
brenda 30 ditëve nga data e miratimit të aktit.
korrigjimin dhe reflektimin e vërejtjeve të paraqitura në ankesën e palës së interesuar. Në çdo rast,
autoriteti publik njofton palën e interesuar për masat e marra dhe e fton të japë komentet dhe
rekomandimet për projektaktin.
marrjen e një ankese, i kërkon ankuesit dhe organit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të
paraqesin parashtrime me shkrim brenda 10 ditëve. Kur e sheh të përshtatshme, Komisioneri
organizon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
dispozitave të këtij ligji, i propozon organit publik përgjegjës marrjen e masave administrative ndaj
personit/personave përgjegjës, sipas legjislacionit për shërbimin civil në fuqi.
Ankesa kalon ne rruge elektronike ne adresen e Komisionerit per te Drejten per Informim ose te bashkise Gjirokaster dhe ne rruge shkresore prane zyres se Protokollit, Bashkise Gjirokaster.
Raporti vjetor për transparencën në procesin e vendimmarrjes.
Iniciativa qytetare.
Iniciativa qytetare i referohet Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se një për qind e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe miratimit të tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak.
Propozimet e ardhura në këshill si iniciativë qytetare, kur kanë ndikim financiar në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, shqyrtohen në këshill, sipas rendit të ditës, dhe nuk mund të miratohen pa marrë më parë mendimin e kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.