Ndërhyrje|

Bashkia Gjirokastër investon në rrjetin vaditës, në sipërfaqet bujqësore, duke mbështetur fermerët gjatë stinës së verës dhe zhvillimin e agrobiznesit. Punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë kanë ndërhyrë për mirëmbajtjen e rreth 12 km linear kanale ujitëse, në tokat bujqësore, në të gjitha njësitë administrative. Sigurimi i vaditjes gjatë stinës së verës ka ndikuar në rritjen e prodhimit bujqësor vendas dhe përfitimin e më shumë të ardhurave ekonomike për fermerët dhe agropërpunuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window