E nisim ditën me emocionet e jashtëzakonshme që 150 instrumentistë të vegjël të muzikës klasike nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit i dhuruan Gjirokastrës fundjavën që lamë pas në konkursin “Tempo”. Faleminderit dhe suksese për secilin prej tyre, në mënyrë të veçantë fëmijëve pjesëmarrës nga Gjirokastra.