Në kuadër të projektit ADRINETBOOK, kishim mysafirë partnerët nga Italia, Sllovenia, Kroacia, Greqia dhe Serbia. Promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë natyrore, historike dhe kulturore mundëson vendosjen e këtyre aseteve në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm. Krijimi i një rrjeti të integruar rajonal dhe platforme të përbashkët, ndërmjet sektorëve të kulturës dhe turizmit është mbështetje dhe promocion i veçantë, për vlerat e Gjirokastrës turistike.