Njoftime, Shpallje|

Bashkia Gjirokastër ka publikuar për konsultim publik draftin e Planit Vendor të Veprimit për Barazi Gjinore 2026–2030, dokument strategjik që synon promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në nivel vendor.

Ky plan parashikon masa dhe objektiva konkrete për përmirësimin e aksesit në shërbime, rritjen e pjesëmarrjes në vendimmarrje, mbështetjen ekonomike dhe sociale, si dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen nga diskriminimi dhe dhuna me bazë gjinore.

Ftojmë qytetarët, organizatat, institucionet dhe të gjithë grupet e interesit të japin sugjerimet dhe komentet e tyre mbi draftin e dokumentit, me qëllim përmirësimin dhe finalizimin e tij.

Kontributi i komunitetit është i rëndësishëm për ndërtimin e politikave vendore gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për barazinë gjinore në Bashkinë Gjirokastër.

Informacion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window