Aktivitete, Aktualitet|

Materializojmë projektet e bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane, një ndër partnerët e rëndësishëm të Bashkisë Gjirokastër me nisma që po zbatohen jo vetëm në sektorin e turizmit, por edhe atë të arsimit.
Së bashku me ambasadorin gjerman z. Peter Zingraf, vizituam mjediset e rikonstruktuara të shkollës 9 – vjeçare ” A.Z.Çajupi “, duke krijuar kushte cilësore për zhvillimin e proçesit mësimor në sajë të këtij bashkëpunimi. Njëkohësisht këtë fundjavë Gjirokastra po gjallërohet edhe nga aktivitetet e Tetorit Gjerman, me ” Open Cinema ” duke fuqizuar edhe kontekstin dhe ndërveprimin kulturor.
Impenjimi për të qënë pjesë e mbështetjes së programeve të BE-së, do të jetë kryefjala dhe prioriteti i marrëdhënieve të mëtejshme bashkëpunuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window