Kulturë, Ndërhyrje, Projekte|

Një lajm i mirë për Gjirokastrën 🤗 Brenda verës do të nisim punimet për rikonstruksionin e Teatrit “Zihni Sako”, një investim i mezipritur nga aktorët që kanë një jetë në atë skenë, por edhe nga publiku që i ka ndjekur nga njëra shfaqje në tjetrën. Falë mbështetjes së qeverisë italiane përmes programit IADSA me një fond rreth 43 milionë lekë dhe një pjesë tjetër të buxhetit që do ta vendosë vetë bashkia, në pak kohë do të transformojmë një hapësirë tejet të rëndësishme për jetën kulturore e artistike në Gjirokastër. Mezi pres që të nisim punën dhe ta përfundojmë këtë investim.🤝 Mirënjohje të veçantë për miqtë tanë të çmueshëm italianë. 🇦🇱🇮🇹

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window