Ndërsa viti 2021 është shpallur “ Viti Kadare”, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi “ ka çelur siparin e organizimit të një programi të larmishëm aktivitetesh artistike. Në mjediset e muzeut “Shtëpia Kadare”, fëmijët e talentuar të rretheve të QKF-së, lexuan dhe interpretuan pjesë nga krijimtaria e gjeniut të letërsisë shqipe.
Përgjatë këtij aktiviteti të parë, u prezantuan botime që mbajnë firmën krijuese të tij, ndërsa piktorët e vegjël çelën edhe një ekspozitë me punime kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare.