Bashkia Gjirokastër dhe strukturat në varësi të saj janë në gatishmëri, për të ndërhyrë në situatat e emergjencave civile që mund të krijohen si shkak i motit të keq. Vazhdojnë ndërhyrjet për mirëmbajtjen e segmenteve rrugore, puna për pastrimin e kolektorëve, shtretërve të përrenjëve dhe rrjetit kullues në sipërfaqet bujqësore. Gjithashtu bashkia po ofron të gjitha shërbimet publike për banorët.