Uncategorized|

Takim ndërkombetar për Ndikimin e Turizmit në Ekonomi – (partnerët vijnë nga Mali i Zi, Itali, Shqipëri)

Me interes për bizneset e qytetit të Gjirokastrës lidhur me aspektin e ndikimit të rritjes së turizmit dhe gjithëpërfshirjes së tij në bizneset e Gjirokastrës!

Në kuader të projektit TOUR, pjesë e programit INTERREG IPA SOUTH ADRIATIC, Bashkia Gjirokastër organizon takimin me temë “Ekoturizmi dhe Përfshirja e Komunitetit”. Projekti në fjalë flet për krijimin e politikave eko-turistike. Këto politika do të krijohen duke u bazuar në praktikat më të mira të të gjitha vendeve të përfshira (Itali, Mal i Zi dhe Shqipëri). Gjithashtu, një tjetër objektiv i projektit është që të orientojë, si bizneset e reja ashtu edhe ato aktuale, drejt një qasjeje më ekologjike. Kjo qasje lidhet me produktet që ata ofrojnë, por edhe me vendin e aktivitetit të tyre.

Data 19.12.2024 – Ora: 09:30 – 11:30
Vendi: Salla e Takimeve – QKF, poshtë Sheshit “Çerçiz Topulli”

interreg

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window