Ndërhyrje|

Strukturat e Bashkisë Gjirokastër vazhdojnë ndërhyrjen për rehabilitimin e rrugëve rurale. Në Njësinë Administrative Picar është punuar për rehabilitimin e segmenteve rrugore në fshatin Shtëpëz. Në përgjigje të kërkesës së banorëve është ndërhyrë me mjete të rënda për mirëmbajtjen e trasesë së rrugëve dhe evitimin e problematikave për qarkullimin e automjeteve, gjatë stinës së dimrit. Bashkia Gjirokastër çdo ditë në shërbim të komunitetit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window