Ishte shumë kënaqësi që të mirëprisja sot znj. Elva Margariti, jo vetëm Ministre e Kulturës, por edhe një gjirokastrite e mirë, me të cilën nënshkruam marrëveshjen për mbështetjen e bizneseve turistike duke ofruar falas biletat për sitet e Trashëgimisë Kulturore për sezonin veror. Kjo marrëveshje pason nismën e Bashkisë Gjirokastër për vizitat falas në muzetë e qytetit për turistet që do të prenotojnë në hotelet e Gjirokastrës. Jam i bindur që do të vijojmë bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Kulturës për të gjitha projektet e nisura në Gjirokaster dhe që tashmë e kanë kthyer bashkinë tonë në destinacionin kryesor turistik të Jugut. 🤗