Mirëmbajtja e kolektorëve të ujërave të bardha, po eviton përmbytjet gjatë stinës së dimrit, në disa pjesë të qytetit të Gjirokastrës.
Investimet e kryera nga bashkia në zonën e Urës së Lumit dhe përreth Pallatit të Sportit kanë disiplinuar vërshimin e ujërave gjatë reshjeve intensive, duke zgjidhur problematikat e mbartura në vite për banorët.
Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime ndërhyjnë vazhdimisht edhe për pastrimin e kolektorëve dhe rrjetit të kanalizimeve, përgjatë rrugëve të brendshme të qytetit.