Gjirokastra tashmë promovon vlerat e traditës në kulinari por shërben edhe si qendër për degustimin e gatimeve karakteristike, të vendeve të ndryshme. Së bashku me ambasadorin Fabrizio Bucci, gjatë një mbrëmje të veçantë, shijuam gatimet e mjeshtrit të kulinarisë italiane Sandro Serva. Aktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për njohjen e traditave dhe kulturës italiane kryesisht nga të rinjtë. Vazhdojmë bashkëpunimin dypalësh për konkretizimin e disa projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore, arsimit, promovimin e vlerave të përbashkëta kulturore dhe zhvillimin e turizmit.
![](http://bashkiagjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/thumbnail_20211102_121500.jpg)
![](http://bashkiagjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/thumbnail_20211102_121611.jpg)
![](http://bashkiagjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/thumbnail_FB_IMG_1635851651357.jpg)
![](http://bashkiagjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/thumbnail_FB_IMG_1635851987187.jpg)