Bashkia Gjirokastër, po ndërhyn për rehabilitimin e rrjetit të ndriçimit publik në qytet dhe njësitë administrative. Në lagjen “Granicë” është punuar për mirëmbajtjen e pikave të ndriçimit rrugor dhe vendosjen e llambave LED, duke zgjidhur një problematikë të mbartur në vite për banorët. Investime të tilla në shërbim të komunitetit, do të vazhdojnë në zona të tjera të qytetit dhe fshatra.