Bashkia Gjirokastër po mirëadministron sipërfaqet me pyje, duke evituar prerjet e paligjshme dhe dëmtimin e tyre.
Drejtoria e Bujqësisë, Pyje –Kullotave dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me njësitë administrative dhe kryetarët e fshatrave kanë zhvilluar takime sensibilizuese në komunitet, për mosdëmtimin e masiveve pyjorë për dru zjarri.
Në Bashkinë e Gjirokastrës përfshihen 11 mijë ha pyje dhe 12 mijë ha sipërfaqe kullote.
Gjatë stinës së dimrit, grupet e punës në terren, po kryejnë inspektime për evitimin e prerjeve të paligjshme dhe ndëshkimin ligjor të kundërvajtësve.