Bashkia Gjirokastër po depoziton sasi kripe përgjatë rrugëve të brendshme në qytet, duke shmangur problematikat që shkaktojnë ngricat për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
Punonjësit e Drejtorisë së Punëve Publike kanë hedhur kripë, në rrugët e kalldrëmta në lagjet “Dunavat”, “Palorto”, “Cfakë” si dhe zona të tjera të qytetit.
Gjithashtu stafi teknik i Ujësjellës-Kanalizime, ka punuar për riparimin e defekteve në rrjetin e shpërndarjes. Apelojmë që në këto ditë me temperatura të ulëta të motit, banorët të evitojnë rrjedhjen e ujërave përgjatë segmenteve rrugore.