Bashkia Gjirokastër, në 86-vjetorin e lindjes së korifeut të letërsisë shqiptare Ismail Kadare, organizoi aktivitetin kulturor “Gëzuar ditëlindjen Kadare !”. Bashkëpunimi i bibliotekës “Apostol Meksi” dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Fato Beberi” prezantoi një program të larmishëm artistik. Të pranishmit përcollën mes emocionesh interpretimin e poezive dhe pjesëve letrare dhe veçanërisht krijimet e Kadaresë me motive nga vendlindja. Edhe 100-vjeç gjeniu i letrave shqipe !
![](http://bashkiagjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2022/01/thumbnail_FB_IMG_1643618219007-300x200.jpg)
![](http://bashkiagjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2022/01/thumbnail_FB_IMG_1643618243344-300x200.jpg)
![](http://bashkiagjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2022/01/thumbnail_FB_IMG_1643618252485-200x300.jpg)
![](http://bashkiagjirokaster.gov.al/wp-content/uploads/2022/01/thumbnail_FB_IMG_1643618273878-300x200.jpg)