Bashkitë janë përgjegjëse për garantimin e këtyre funksioneve: ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.
- Mbrojtjen civile, në nivel vendor,dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
- Garantimin e shërbimit të zjarrfikësve, në nivel vendor,dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
- Garantimin e mbarëvajtjes së marrëdhënieve në komunitet,
- Parandalimin e kundërvajtjeve administrative, forcimin, inspektimin dhe monitorimin e zbatimit të rregulloreve e të akteve të njësive të vetëqeverisjes vendore brenda juridiksionit të tyre vendor dhe në përputhje me përcaktimet ligjore.