Në zbatim të ligjit Nr 139/ 2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Neni 53, si dhe Rregullores së Këshillit Bashkiak, ju njoftoj se mbledhja e Këshillit Bashkiak do të zhvillohet në datë, 31.01.2022, ora: 14:00 me rendin e ditës si vijon.
- Miratim i procesverbalit të mbledhjes së datës 24.12.2021 dhe 19.01.2022
- P/Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6%, për muajin 01-31.01. 2022”.
- P/Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të bashkisë për familjet që do të trajtohen me ndihmë ekonomike për muajin 01-31.01. 2022”.
- P/ Vendim “Për vendosjen në shtëpinë e të moshuarve të Znj. Stavrini Bashari”.
- Raport i punës së Drejtorisë së Ujësjellësit.
- Raport i vendimmmarrjes së Këshillit Bashkiak për vitin 2021.
- Të ndryshme