Në Njësinë Administrative Lunxhëri, me mbështetjen e bashkisë, punohet për mirëmbajtjen e kolektorëve të vaditjes, në sipërfaqet bujqësore.
Ndërhyrje janë kryer në rrjetin e ujitjes, në fshatrat Karjan, Erind dhe Shëntodhër.
Rehabilitimi i kanaleve vaditës iu vjen në ndihmë fermerëve të kësaj zone, e cila ka prioritet zhvillimin e agroturizmit. Bashkia Gjirokastër më shumë investime në fshatra.