Rijetëzimi i aeroportit të Gjirokastrës, është një prej prioriteteve të bashkisë, në funksion të zhvillimit të turizmit.
Aktualisht po ndërhyhet për sistemimin e pistës së aerodromit, në shërbim të fluturimeve turistike dhe sportive.
Vendosja në funksionim e tij, ka ndikim të rëndësishëm në jetën social-ekonomike, të rajonit të Gjirokastrës.