Në Njësinë Administrative Odrie, strukturat e Bashkisë Gjirokastër kanë ndërhyrë për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore.
Punonjësit dhe mjetet e rënda të Drejtorisë së Zhvillimit të Bujqësisë, punuan për mirëmbajtjen e rrugëve të brendshme në fshatra dhe segmenteve që përshkojnë tokat bujqësore.
Gjithashtu është ndërhyrë për rehabilitimin e rrugës që lidh fshatin Hundëkuq me pjesën tjetër të kësaj njësie administrative.
Bashkia Gjirokastër më shumë investime në fshatra !