Bashkia Gjirokastër publikon për konsultim publik draftin e Planit Social Vendor , dokument strategjik që synon planifikimin dhe forcimin e shërbimeve sociale në territorin e bashkisë, në përputhje me nevojat e komunitetit dhe prioriteteve të zhvillimit social.
Ftojmë qytetarët, organizatat, institucionet dhe të gjithë grupet e interesit të japin sugjerimet dhe komentet e tyre mbi draftin e dokumentit, me qëllim përmirësimin dhe finalizimin e tij.
Kontributi i komunitetit është i rëndësishëm për ndërtimin e politikave sociale sa më gjithëpërfshirëse dhe efektive për qytetarët e Bashkisë Gjirokastër.