Aktualitet, Ndërhyrje|

Për të disatën herë pastruam pirgje me plehra në zonën rreth kalasë dhe urës së Ali Pashës në ‘Dunavat’, monumente që vizitohen nga turistë. I pastruam jo vetëm sepse kanë vizitorë, por sepse është e papranueshme që aty të dergjen plehrat ndërkohë që ka vende të caktuara për grumbullimin e tyre. Është detyrë e jona të pastrojmë qytetin, por edhe e juaja ta mirëmbani. Punë jonë nuk duket e as ka vlerë kur me papërgjegjshmëri individë të caktuar hedhin plehrat ku të mundin. Kjo situatë nuk nderon askënd, përkundrazi na dëmton të gjithëve. Ne do të ashpërsojmë masat ndëshkuese për këdo që do ndot ambientin dhe dëmton hapësirat e përbashkëta. Ju lutem tregohuni të përgjegjshëm🙏

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window