Ndërhyrje, Turizmi|

Në Karjan të Lunxhërisë bëmë një ndërhyrje të vogël, por të domosdoshme për banorët e këtushëm. Shtrimi me çakëll i 4 Km rrugë dhe sistemimi i kanaleve, lehtëson lëvizjen e banorëve drejt tokave të tyre, të cilat në masën rreth 80% janë të mbjella. Zonat rurale të Gjirokastrës kanë një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për banorët që jetojnë në këto fshatra e merren me bujqësi e blegtori, por edhe në funksion të zhvillimit të turizmit. Synimi jonë për të rritur kohën e qëndrimit të turistëve në Gjirokastër nuk mund të realizohet pa integruar në paketat turistike edhe fshatrat, të cilat kanë potenciale të shumta për zhvillimin e agroturizmit. 🤗

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window