Aktivitete|

Me kryetarin e Bashkisë Janinë, Moses Elisaf, në një takim në zyrën e tij ku diskutuam për çështje të interesit të përbashkët të dy qyteteve tona që i ndajnë pak kilometra kufi, por që na bashkojnë shumë më shumë fije të tjera, që nga faktorët historikë, miqësia mes dy popujve dhe deri te nevoja për të bashkëpunuar në funksion të së ardhmes. Janina mbetet një stacion i rëndësishëm për Gjirokastrën kur është fjala te lidhja me fqinjin tonë jugor. Kemi zbatuar dhe po zbatojmë shumë projekte të përbashkët në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe qeverisjes lokale. Besoj se hapësira për ta intensifikuar këtë bashkëpunim është shumë më e madhe se çfarë kemi bërë deri më tani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window