Strukturat e bashkisë punojnë për pastrimin nga mbetjet urbane të shtretërve të përrenjëve, në lagjet e qytetit. Punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike kanë ndërhyrë për largimin e mbetjeve urbane dhe sistemimin e përrenjëve që përshkojnë lagjet “Varosh”, “Palorto” dhe “Granicë”. Pastrimi i tyre kryhet për mbrojtjen e mjedisit dhe për evitimin e përmbytjeve, në zona të ndryshme të qytetit, gjatë stinës së dimrit. Bashkia Gjirokastër çdo ditë në shërbim të komunitetit !