Strukturat e Bashkisë Gjirokastër vazhdojnë ndërhyrjen për pastrimin dhe sistemimin e rrjetit të kullimit në sipërfaqet bujqësore. Në fshatin Humelicë, Njësia Administrative Cepo, është punuar për mirëmbajtjen e kolektorëve të kullimit, duke evituar problematikën e përmbytjes së tokave bujqësore dhe dëmet për fermerët gjatë stinës së dimrit.