Strukturat e Bashkisë Gjirokastër vazhdojnë mirëmbajtjen dhe sistemimin e kolektorëve të ujërave të bardha, për të evituar dëmet për komunitetin gjatë stinës së dimrit. Punonjësit dhe mjetet e rënda të Drejtorisë së Shërbimeve Publike kanë punuar për pastrimin nga mbetjet urbane dhe inertet të kolektorit kryesor, që përshkon fshatin Valare, Njësia Administrative Lunxhëri. Gjithashtu vazhdon puna për mirëmbajtjen e kolektorëve edhe përgjatë segmenteve rrugore, në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.