Strukturat e Bashkisë Gjirokastër, po ndërhyjnë për mirëmbajtjen e objekteve historike dhe monumenteve të kulturës. Punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, punuan për pastrimin nga mbetjet urbane të Urës së Kordhocës, “Monument kulture” kategori I-rë, dhe shtratit të lumit Drino në këtë zonë. Për të evituar ndotjen e mjedisit u vendosën kosha të rinj. Në nisje të sezonit turistik të pranverës, Bashkia Gjirokastër synon përkujdesjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.