Prioritet i punës së Bashkisë Gjirokastër janë edhe investimet në rrjetin e ndriçimit publik, në lagje të ndryshme të qytetit.
Në këtë drejtim është punuar për mirëmbajtjen dhe instalimin e pikave të ndriçimit me llamba LED, në rrugët karakteristike përreth kalasë së gurtë.
Dëmtimi dhe mosfunksionimi i ndriçimit publik, në këtë pjesë të qytetit, ka qenë problematikë e vazhdueshme për komunitetin. Bashkia Gjirokastër më shumë investime në shërbim të banorëve !