Përfundimi i investimit për sistemimin e ujrave të bardha, në zonën përreth Pallatit të Sportit, do të zgjidhë problematikën e përmbytjes gjatë stinës së dimrit. Investimi në vlerën 1 milionë lekë, mundësoi rehabilitimin e kolektorit kryesor dhe rrjetit të kanalizimeve për disiplinimin e ujrave sipërfaqësore.
Në prag të stinës së dimrit, është ndërhyrë në disa zona për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e kolektorëve të ujrave të bardha. Bashkia Gjirokastër më shumë investime në shërbim të komunitetit !