Për të evituar ripërsëritjen e situatave të vështira, me të cilat u përballën njësitë administrative Antigone dhe Lunxhëri si shkak i vatrave të zjarreve, apelohet për respektimin nga komuniteti të masave antizjarr.
Banorët dhe veçanërisht blegtorët duhet të tregojnë kujdes për parandalimin e zjarreve gjatë periudhës së verës, kryesisht në kullota dhe zonat e pyllëzuara. Në bashkëpunim me organet ligjzbatuese, do të goditen me forcën e ligjit rastet e zjarrvënieve të qëllimshme dhe shkaktarët e tyre që rrezikojnë jetën e banorëve dhe pasurinë materiale.