Në kuadër të projektit ICMP-AIDSSH “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzitore dhe pajtuese: adresimi i çështjes së personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste”, në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër janë zhvilluar disa aktivitete.
Në takimin mes përfaqësuesve të bashkisë me ekipin e AIDSSH dhe ICMP u diskutua për njohjen me udhërrëfyesin për të drejtat e familjarëve të të zhdukurve, gjatë sistemit komunist dhe rolin e pushtetit lokal në këto procese koordinuese.Aktivitetet vazhduan me një vizitë në mjediset e ish burgut, në kalanë e Gjirokastrës,ku vuajtën dënimin shumë të burgosur politikë,një pjesë e të cilëve edhe sot rezultojnë të pagjetur dhe janë raportuar pranë institucioneve përkatëse.