Turizmi|

Në Konferencën Rajonale “Turizmi dhe ekoturizmi në rajonin tonë, arritje, sfida dhe perspektiva”, organizuar nga Këshilli Bashkiak Gjirokastër, u evidentua stadi aktual dhe perspektiva e zhvillimit të turizmit në rang Qarku. Falë resurseve natyrore, historike dhe vlerave të trashëgimisë kulturore, Qarku Gjirokastër, po mirëpret një numër në rritje turistësh vendas dhe të huaj, duke e shndërruar  turizmin në promotorin kryesor të zhvillimit të ekonomisë lokale. Në këtë konference rajonale u vendos theksi në domosdoshmërinë e funksionimit të shtatë bashkive të Qarkut, si një rrjet dhe ofertë e përbashkët për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, në rajonin tonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window