Ndërhyrjet e Bashkisë Gjirokastër, për rehabilitimin e rrugëve në njësitë administrative, po zgjidhin problematikat për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Në fshatrat Kodër dhe Saraqinishtë, në përgjigje të shqetësimit të banorëve, është punuar për sistemimin dhe shtrimin e rrugëve të brendshme. Punimet në segmentet rrugore vazhdojnë në të gjitha njësitë administrative.