Fundjavat kulturore vazhdojnë të gjallërojnë qytetin e Gjirokastrës. Mbrëmja poetike “…Midis…”, e cila u shfaq në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të mirënjohur Dritëro Agolli, solli në skenë pjesë poetike nga krijimtaria letrare e tij. Interpretimi i aktorit Kudret Alikaj, miqve të poezisë dhe teatrit, Lindita Rovës dhe këngëtares Inis Neziri u shoqërua më duartrokitje nga artdashësit që ndoqën me interes të dyja netët e këtij aktiviteti.