Në nisje të vitit të ri mësimor, uroj mësuesit dhe nxënësit, për një vit shkollor të mbarë dhe të suksesshëm. Një urim i veçantë shkon për vogëlushët e klasës së parë që nisin kështu rrugën e bukur të dijes. Parësore në shkolla do të jetë shëndeti dhe siguria e nxënësve dhe mësuesëve, duke respektuar masat dhe protokollet anti-COVID 19, ndërsa është bërë i mundur vaksinimi i stafeve pedagogjike. Ne jemi në mbështetje të institucioneve arsimore, për të garantuar kushte bashkëkohore dhe zhvillimin me standarde të procesit mësimor.
Suksese !