Tashmë shkolla “Bilal Golemi” ka një mjedis të ri sportiv, në shërbim të fëmijëve dhe banorëve të zonës. Falë mbështetjes së “Save the Children”, kemi një fushë të re për zhvillimin e orëve të Edukimit Fizik dhe aktiviteteve të tjera mësimore e argëtuese. Sa me buxhetin tonë si bashki, sa me mbështetjen e qeverisë, po aq edhe të donatorëve të ndryshëm, do të bëjmë gjithcka duhet që fëmijët tanë të edukohen në shkolla me infrastrukturën e nevojshme dhe standardet më të larta. E kam bindje se çdo qindarkë e shpenzuar në arsim nuk është asnjëherë investim i kotë.