Ndërhyrje|

Mirëmenaxhojmë mbetjet urbane dhe sistemojmë mjedisin si pjesë e Planit Kombëtar të Pastrimit. Mjedisi i pastër është domosdoshmëri, aq më tepër për vlerat turistike të Gjirokastrës, e cila mirëpret vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj. Apeloj që banorët të tregohen të kujdesshëm për depozitimin e mbetjeve urbane në vendet e përcaktuara, duke shmangur ndotjen e përsëritur të hapësirave publike, rrugëve, shesheve, shtretërve të përrenjëve apo rrethinave në qytet dhe fshatra. Me forcën e ligjit do të ndëshkojmë çdo person dhe subjekt që ndot mjedisin,duke rrezikuar shëndetin e popullatës dhe dëmtuar imazhin e Gjirokastrës turistike. Të kontribuojmë së bashku për Gjirokastrën e pastër !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window