Më të mirët gjithmonë vlerësohen dhe shpërblehen.Vlerësimin e nxënësve ekselentë për fundvitin e vazhduam në shkollat “Koto Hoxhi”, “Naim Frashëri” dhe “Urani Rumbo”. Për 10 nxënës të këtyre shkollave shpërndamë certifikata vlerësimi ndërsa përfituan edhe bonusin financiar, në vlerën 5 mijë lekë secili. Investojmë për arsimin, promovojmë nxënësit me arritje të shkëlqyera në mësime duke mbështetur brezat e ardhshëm të mjekëve, ekonomistëve, mësuesve, arkitektëve dhe profesioneve të tjera. Suksese dhe gëzuar festat! 🙏