Aktivitete|

Në forumin e organizuar nga Universiteti “Eqrem Çabej” në bashkëpunim me dy universitete italiane dhe i mbështetur nga Konsullata italiane në Vlorë e ambasada në Tiranë, ku diskutuam për politikat vendore të orientimit të ekonomisë së Gjirokastrës drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer ide dhe për të ndarë përvoja që na vlejnë në përpjekjen tonë të përbashkët që ta ndërtojmë këtu të ardhmen. Gjirokastra ka potenciale të shumta për t’u vënë në shërbim të ekonomisë lokale, mjafton të shohim këtu zhvillimin e turizmit që megjithë mangësitë krejt normale si një sektor relativisht i ri në vendin tonë, mund të konsiderohet një histori suksesi. Dhe më e mira është ende përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window