Ndërhyrje|

E pazakontë ajo që po ndodh në Gjirokastër, ku për fat të keq patëm edhe humbje në jetë njerëzore. Shpreh ngushëllimet për familjen Haxhiaj, që duhet të gjejë kurajo për të përballuar dhimbjen e thellë. Ndërkohë përsëris apelin për banorët e fshatrave që rrezikojnë nga flakët, të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencave civile për t’u evakuuar.

S’ka asgjë më të shtrenjtë sesa jeta. Nuk duhet neglizhuar rreziku që kanoset nga flakët. Bashkia Gjirokastër do të marrë përsipër akomodimin e përkohshëm të familjeve të evakuuara derisa të normalizohet kjo situatë.

Të gjitha strukturat janë në terren për të bërë gjithçka munden për shuarjen e zjarrit.

Rikujtoj autoritetet e tjera shtetërore t’i shkojnë deri në fund ndëshkimit për këdo që ka përgjegjësi për zjarrvëniet. Ata që luajnë me zjarrin, meritojnë të ndëshkohen me të gjithë ashpërsinë e ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window