Investimet në mbështetje të fermerëve dhe nxitja e agroturizmit, janë ndër prioritetet e punës sonë.Pas 30 vitesh ndërhyjmë në sipërfaqet bujqësore,në njësitë administrative Lunxhëri dhe Cepo,për rehabilitimin e rrjetit vaditës.Falë zbatimit të këtij projekti,rreth 400 ha tokë bujqësore në fshatrat Valare dhe Kodër,do të vendoset nën ujë,duke u shfrytëzuar nga fermerët dhe rritur ndjeshëm prodhimet bujqësore në këto zona.Bashkia do të vazhdojë investimet në bujqësi si një sektor prioritar për zhvillimin e ekonomisë lokale.