Gjirokastra mirëpriti një ekspozitë me foto të rralla të Dropullit ndër vite. Një koleksion i fotografit të njohur nga Sotira, Jorgos M Vassos, i ruajtur me fanatizëm prej tij dhe që dëshmon momente të ndryshme të periudhës përgjatë dy luftërave botërore. Mbrëmjes i shtoi vlerë edhe koncerti me muzikë greke nga orkestra e Giannis Karalis. Falënderoj ambasadoren greke, znj. Sophia Philippidou dhe konsullatën në Gjirokastër për organizimin e këtyre eventeve që afrojnë më tepër dy popujt tanë dhe zgjojnë gjithashtu interesin e turistëve.