Aktualitet|

Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi : Buxheti 2022, më shumë investime dhe shërbime publike për komunitetin

4 vendime të rëndësishme në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Gjirokastër për këtë vit ku miratuam edhe buxhetin për vitin 2022.

–       Shpërblim 3 mijë lekë të reja për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.

–       Punonjësit e shërbimeve publike duke filluar nga muaji mars do të përfitojnë një rritje page me 5%. Fondit aktual të pagave i shtuam edhe 8 milionë lekë të reja nga të ardhurat e bashkisë.

–       Rritëm në 36.1 milionë lekë të reja buxhetin e dedikuar për pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane. Një qytet i pastër është parakusht për zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqënien e qytetarëve.

–       Në total në buxhetin e vitit 2022, rreth 39% e tij shkojnë vetëm për investime publike. Jo vetëm që do të mbyllim kantieret ku po punohet ende, por do të nisim edhe punë të tjera sipas prioriteteve që kemi vendosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window