Prita në një takim kryebashkiakun e Agia nga rajoni i Larisas në Greqi, z. Antonis Gountaras. Ky takim ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për bashkëpunime të ndryshme në fushën e turizmit e kulturës, si dhe për të shkëmbyer përvoja që lidhen me projektet e financuara nga BE, menaxhimin e mbetjeve dhe çështje të tjera vendore. Gjirokastritët që jetojnë e punojnë në Larisa dhe emigrantët shqiptarë në tërësi në Greqi, janë gjithashtu një urë më tepër lidhëse mes dy popujve tanë.