S’kishte si të ndodhte ndryshe. Punuam pa u ndalur dhe me gjithçka kishim në dispozicion derisa bëmë të kalueshme rrugën e Zhulatit dhe rrugën e Golemit. Normalizuam gjithashtu edhe situatën problematike të krijuar në një lagje të Lazaratit. Motin nuk e kemi në dorë, por duarkryq nuk mund të qëndrojmë kurrsesi sa herë krijohen emergjenca të tilla. Një mirënjohje e madhe për të gjithë punonjësit që janë në terren prej orësh të tëra. Faleminderit gjithashtu edhe ARRSH Rajoni Jugor për ndihmën dhe gatishmërinë e treguar.